E Martë, 3 Nëntor 2026

FUTBOLL – Serbi-Angli në një stadium me 8 136 vende?

LONDËR, 20 maj /ATSH-DPA/ – Serbia po shqyrton mundësinë e organizimit të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës në shtator kundër Anglisë në një stadium të vogël në Leskovac, në vend të stadiumit më të madh të vendit në Beograd.

Ekipi, i renditur i 31-ti në renditjen botërore të FIFA-s, është kundërshtari më i vështirë për nënkampionët e Euro 2024 në Grupin K, të cilin ekipi i Thomas Tuchel e nisi me fitore ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Anglia ishte përgatitur për një udhëtim të vështirë në Beograd më 9 shtator, por Shoqata e Futbollit të Serbisë duket se është e vendosur ta zhvillojë ndeshjen larg stadiumit ”armiqësor” të ”Crvena Zvezdës” ”Rajko Mitiç”, me kapacitet 53 000 vendesh, i njohur edhe si ”Marakana”.

Në vend të tij, besohet se është zgjedhur stadiumi ”Dubocica” me 8 136 vende në Leskovc, rreth 275 kilometra në jug të kryeqytetit.

Stadiumi, i ndërtuar në vitin 2023, ka pritur disa nga ndeshjet e Serbisë dhe do të presë ndeshjen kualifikuese të muajit të ardhshëm kundër Andorrës.

Por, ky zhvillim besohet se i ka habitur disa anëtarë federatës duke pasur parasysh se stadiumi ”Rajko MitiJ” kishte pritur ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Austrisë vitin e kaluar./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›