E Martë, 3 Nëntor 2026

Hoxha pret zv.drejtorin e ICITAP: Shqipëria dhe SHBA, partneritet strategjik në fushën e sigurisë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim zëvendësdrejtorin e ICITAP, Stephen Fields dhe atasheun e ICITAP në Shqipëri, Richard Deasy.

Në takim u theksua se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe strategjik në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Programi ICITAP ka qenë një mbështetje e pakursyer në forcimin e institucioneve tona të rendit dhe trajnimin profesional të punonjësve të Policisë.

Ky bashkëpunim është dëshmi e miqësisë mes dy vendeve dhe e angazhimit të përbashkët, nënvizoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Në takim u bashkënda besimi se ky bashkëpunim ka ende hapësira dhe mundësi zgjerimi.

Hoxha u shpreh falënderues për investimet dhe trajnimet, që Policia e Shtetit përfiton prej vitesh.

“Partneriteti ynë i ka bërë dy vendet tona më të sigurta”, theksoi ai.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›