E Premte, 6 Nëntor 2026

‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Sus

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar të premten largimin e Susie Wiles nga detyra e shefes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Në vend të saj do të emërohet Stephen Miller, aktualisht zëvendës-shef i kabinetit dhe një prej këshilltarëve më të besuar të presidentit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Trump përmes një postimi në rrjetin e tij, “Truth Social”, ku njoftoi se Miller do të marrë zyrtarisht detyrën të hënën, më 9 nëntor 2026.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Stephen Miller, aktualisht zëvendës-shef i kabinetit të administratës Trump dhe një prej këshilltarëve të mi më të besuar, do të bëhet shefi i ri i kabinetit, duke nisur nga e hëna, 9 nëntor 2026”, shkroi presidenti amerikan.

Trump vlerësoi gjithashtu punën e Susie Wiles, duke thënë se ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe se tashmë do të angazhohet në strukturën politike të tij.

“Dua ta falënderoj për shërbimin e saj si shefe e kabinetit. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer”, shkroi Trump.

Wiles pritet të largohet nga detyra gjatë kësaj jave, ndërsa do të vijojë angazhimin në operacionin politik të Trumpit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›