E Premte, 6 Nëntor 2026

Trump shkarkon shefen e kabinetit Susie Wiles, emëron Stephen Miller

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, duke emëruar Stephen Miller në postin e shefit të kabinetit, në vend të Susie Wiles. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku vlerësoi punën e Wiles dhe e falënderoi për kontributin e saj në administratë.

Trump theksoi se Wiles ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kohës që ka drejtuar kabinetin dhe bëri të ditur se ajo do të kalojë në strukturën e operacioneve politike të Trump. Ndërkohë, Stephen Miller, i cili deri më tani mbante detyrën e zëvendësshefit të kabinetit dhe konsiderohet një prej këshilltarëve më të besuar të presidentit, do të marrë detyrën e re të hënën, më 9 nëntor 2026.

Në postimin e tij, presidenti amerikan shprehet:

“Jam i kënaqur të njoftoj se zoti Stephen Miller, aktualisht zëvendësshef i kabinetit të administratës Trump dhe një prej këshilltarëve të mi më të besuar, do të marrë detyrën e shefit të kabinetit duke filluar nga e hëna, 9 nëntor 2026.

Susie Wiles, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme, do të kalojë në strukturën e operacioneve politike.

Dua ta falënderoj për shërbimin e saj si shefe e kabinetit. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer!”

Stephen Miller është një prej figurave më të rëndësishme të rrethit të ngushtë të Donald Trump. Ai konsiderohet arkitekti i politikës të presidentit për emigracionin dhe ka qenë këshilltar i lartë edhe gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Besimi i Trump ndaj tij është konfirmuar edhe nga vetë deklarata e presidentit, i cili e cilësoi Millerin si një prej bashkëpunëtorëve të tij më të besuar.

Ndërkohë, Susie Wiles, 69 vjeçe, është konsideruar një nga figurat më me ndikim në administratën amerikane dhe një prej njerëzve më të afërt të Trump. Në reagimin e saj, ajo e cilësoi shërbimin në ekipin e presidentit si nderin e jetës së saj, duke shprehur krenarinë për arritjet e përbashkëta, nga siguria e kufirit dhe ulja e taksave, deri te forcimi i ekonomisë dhe zbatimi i politikës “Amerika e Para”.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›