E Premte, 6 Nëntor 2026

Princi Harry përshkallëzon betejën ligjore me “Daily Mail”, do ta apelojë vendimin për rrëzimin e padisë së

Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të apeluar vendimin e një gjykate në Londër, e cila rrëzoi padinë e tij ndaj gazetës Daily Mail.

Lajmi u bë i ditur të premten nga avokati i tij, i cili konfirmoi se princi ka kërkuar mundësinë për të kundërshtuar vendimin e marrë në korrik, me shpresën për të rikthyer në gjykatë çështjen kundër botuesit të gazetës, Associated Newspapers Limited.

Në këtë proces gjyqësor, Harry nuk ishte i vetmi paditës. Krahas tij, në gjykatë iu drejtuan edhe këngëtari i njohur Elton John, bashkëshorti i tij David Furnish, aktoret Elizabeth Hurley dhe Sadie Frost, aktivistja Doreen Lawrence dhe ish-deputeti Simon Hughes.

Të gjithë ata kishin ngritur padi ndaj kompanisë botuese, duke e akuzuar për mbledhje të paligjshme të informacionit personal.

Megjithatë, në muajin korrik, gjykata vendosi se paditësit nuk kishin arritur të provonin pretendimet e tyre për mënyrën se si kompania kishte siguruar informacionet private, duke rrëzuar kështu padinë.

Tashmë, me kërkesën për apelim, Princi Harry synon të rihapë çështjen dhe të vijojë përballjen e tij ligjore me mediat britanike, një betejë që prej vitesh është pjesë e përplasjeve të tij me shtypin në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›