E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat fluks i madhudhetaresh ne pikat kufitare

Festat e fundvitit kane rikthyer radhet ne pikat kufitare ku eshte vene re nje fluks teper i larte udhetaresh. Vetem sot pritet te mberrijne ne portin e Durresit 8 tragete me 6500 udhetare si dhe 2 mije automjete. Ne portin e Durresit jane ne sherbim 35 sportele.

Ne piken kufitare te Kapshtices deri tani kane hyre rreth 7827 persona me 3562 automjete. Pala shqiptare po punon me 9 sportele kurse ajo greke me 3.

Fluks i larte edhe ne portin e Vlores ku vetem mengjesin e sotem kane mberritur 1740 pasagjere me dy tragete te linjes Brindizi-Vlore.

Situata paraqitet problematike ne portin e Brindizit ku ka qindra automjete qe presin te nisen drejt Shqiperise nje pjese e mire e te cilave kane kaluar edhe naten ne kete port pa mundur te nisin udhetimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›