E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhen detaje te vrasjesse emigrantit te gjetur ne Shkozet

Policia e qytetit Durresit ka leshuar detajet e para lidhur me vdekjen e Fatbardh Hysit emigranti shqiptar i cili u gjet dje i vdekur ne nje barake te vjeter ne nje lagje te Shkozetit.

Policia beri te ditur se viktima ka pasur grindje ne familje per arsye xhelozie per shkak te nje lidhje jashtemartesore.

Policia po merr ne pyetje te gjithe familjaret ne menyre qe te hidhet drite mbi vdekjen e 34 vjecarit Hysi.

NGJARJA
Familjare te Hysit kishin denoncuar 2 dite me pare zhdukjen e 34-vjecarit. I riu kishte mberritur ne Shqiperi nga Greqia pikerisht para 2 ditesh dhe pa lene asnje gjurme ishte zhdukur ne menyre te mistershme.

Pasi zbuloi trupin e pajete ne nje barake ne lagjen nr 14 te Shkozetit policia nisi hetimet per zbulimin e identitetit te viktimes. Familjare te Hysit identifikuan trupin duke konfirmuar identitetin e tij. Fatbardh Hysi qe prej 2 ditesh kishte mberritur ne atdhe pasi prej vitesh jetonte e punonte ne Greqi.

Ekspertet mjeko-ligjore gjeten shenja dhune ne trupin e Hysit fakt qe sipas tyre deshmon se 34-vjecari eshte vrare me sende te forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›