E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranvera europiane

Nje jave me pare analistet e Economics Intelligence Unit agjencise se pavarur te grupit The Economist pyesnin nese e ashtuquajtura Pranvera Arabe do te jape fryte te metejshme duke frymezuar levizje dhe perteritje politike ne rajone te tjera sic eshte Europa e trazuar nga problemet ekonomike por edhe nga eriozioni i demokratizimit ne vitet e fundit ne shume prej vendeve ish-komuniste.

Agjencia qe prej vitit 2006 ekzaminon gjendjen e demokracise ne bote eshte fokusuar ne pese kategori kryesore procesin zgjedhor dhe pluralizmin lirite civile funksionimin e qeverise pjesemarrjen dhe kulturen politike. Dhe veren se prej vitit 2008 e deri me sot shume prej vendeve te Europes lindore jane shume me pak demokratike se me pare dhe po i afrohen Rusise. Shqiperia nuk ishte te grupi i me te keqijve pra te rregjimet autoritare por u rendit ne vendin e 87-te por ishte pas Malavit vendit bujqesor afrikan duke qene shume poshte vendeve fqinje.

Pse shkuam aq poshte E kemi merituar. Edhe kete vit qe po leme beme nje pale zgjedhje te tjera te shemtuara me deformim flagrant te vullnetit te zgjedhesve me nje trupe zgjedhore qe shkeli ne menyre te dhunshme Kodin Zgjedhor me nje shumice qeverisese qe arrin zgjedhje pas zgjedhjesh te rivendose fitoren ne tavoline duke bere humbesin fitues dhe fituesin humbes. Rindertimi cika-cika i partise-shtet qe ben ligjin dhe vendos per gjithcka deri edhe per rishkrimin e historise po kthen frikshem monopartitizminduke i dhene derrmen e fundit arritjes me te madhe te 21 viteve te fundit pluralizmit partiak dhe lirise se veprimtarise politike.

Sot eshte herezi te jesh opozitar dhe kjo eshte shume e trishte per demokracine. Sot sic ndodhi 11 muaj me pare eshte te luash me jeten po kerkove te drejtat e tua politike sepse vritesh si ne 21 janar para selise se qeverise. Vritesh nga qeveria qe akuzohet se eshte vene ne funksion te nje rrethi te ngushte per te ndare te mirat e pushtetit duke mohuar barazi per te gjithe.

Dje ne Rusi kampiones se autoritarizmit ishin me shume njerez se kurre dhe te gjithe donin ikjen e pushtetareve autoritare. 120 mije ruset duan rikthimin e vota te vjedhura sic kerkuan opozitaret shqiptare ne 21 janar ne Tirane. Ketu u vrane 4 njerez atje ka vetem te ndaluar qe nuk duan te sulmojne Kremlinin por te presin reflektimin e Putinit i cili edhe pse autoritar ka dhene sinjale dobesie duke paralajmeruar nje pravere evropiane atje dhe me tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›