Finalet e volejbollit të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, shpallen kampionët e edicionit IV

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Kanë përfunduar me sukses finalet e ekipeve elitë në disiplinën e volejbollit, në kuadër të programit “Ekipet Sportive në Shkolla – Edicioni IV”.
Ndeshjet finale u zhvilluan në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në kryeqytet, duke sjellë emocione, rivalitet dhe nivel të lartë gare mes ekipeve pjesëmarrëse.
Në konkurrimin e vajzave, përfaqësuesja e bashkisë Fier triumfoi ndaj asaj të Korçës me rezultatin 2-1, ndërsa në konkurrimin e djemve, përfaqësuesja e bashkisë Elbasan mposhti Shkodrën po me rezultatin 2-1.
Programi “Ekipet Sportive në Shkolla – Edicioni IV” kontribuon në masivizimin e sportit në shkolla, përfshirjen më të gjerë të fëmijëve dhe të rinjve në aktivitetet sportive, si dhe në evidentimin e talenteve dhe kampionëve të ardhshëm.
/gj.m/j.p/