E Martë, 3 Nëntor 2026

Finlanda forum biznesi në Tiranë, fokusi në turizëm, energji dhe IT

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, priti në takim zyrtar ambasadoren jorezidente të Finlandës në Shqipëri, Leena Pylvänäinen.

Gjatë takimit, ambasadorja paraqiti ftesën zyrtare për organizimin e një Forumi Biznesi në Tiranë, i cili do të zhvillohet më 7 tetor 2025.

Forumi do të përfshijë seminare dhe prezantime ekonomike dhe takime mes investitorëve.

Fokus do të jenë sektorët: turizëm, IT, energji e rinovueshme, edukim dhe filtrim uji.

Jaka e mirëpriti ftesën, duke e cilësuar si një mundësi të vyer për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

Ai theksoi se, megjithëse bashkëpunimi aktual tregtar është në nivele të ulëta, potenciali për zhvillim është i konsiderueshëm. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›