E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeministri britanik në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Rama ndan fotot

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ku u prit në takim nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga takimi me Starmer dhe nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes dy vendeve.

“Kënaqësi të mikpritnim sot Kryeministrin britanik, Keir Starmer, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Rama.

Kryeministri Starmer, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, deklaroi sot se marrëdhënia me Shqipërinë është e veçantë dhe vizita e tij në Tiranë përfaqëson një deklaratë të qartë qëllimi për mënyrën se si qeveria britanike e sheh këtë partneritet.

Në vizitën zyrtare në Tiranë kryeministri britanik Keir Starmer dhe delegacioni që e shoqëron nënshkruan sot në Kryeministri me palën shqiptare dy marrëveshje bashkëpunimi. Palët nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta dhe Deklaratën e Qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

1 nga 16

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›