Fishta, fshati ku po lulëzojnë bujtinat, vendasit restaurojnë shtëpitë e vjetra për pritjen e turistëve

Shtëpinë e ndërtuar nga gjyshi në vitin 1950 e restauroi, duke e rikthyer në vend pritës për turistët.
Gëzim Prenga është një prej të rinjve në fshatin Fishtë, i cili provoi emigracionin, por u rikthye dhe e krijoj jetesën në vendlindje.
I frymëzuar nga vëmendja që ka marrë zona në turizëm, ai vendosi të investoje dhe sot është mjaft i kënaqur me atë çfarë ka realizuar.
“Shtëpinë e vjetër vendosëm ta riparojmë dhe ta kthejmë në një bujtinë familjare, pasi edhe kërkesa për turistët është e lartë”, tha Prenga.
Në këtë shtëpi pritëse për turistet e cila ka 4 dhoma është vetëpunësuar e gjithë familja dhe të ardhurat janë të mira.
“Është një mënyrë e mirë dhe të vetëpunësimit të familjes. Ka kërkesa dhe turistët janë të kënaqur pasi shohin gjëra tradicionale të vendit”, shtoi ai.
Numri gjithnjë në rritje i turistëve në Fishtë të Lezhës, por edhe në fshatrat përreth po nxit banorët vendas të investojnë në agroturizëm. Vetëm gjatë viteve të fundit janë hapur 10 bujtina duke ndikuar pozitivisht në ekonominë familjare të banorëve.
I kthyer në atraksion turistik gjatë dekadës së fundit, referuar statistikave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet nga mbi 100 mijë turistë në vit, ndaj dhe shtimi i njësive akomoduese po shihet si domosdoshmëri.
/rtsh.al/