Fitojne Inter e Juve, ndalet Roma
Eshte luajtur dje java e 15-te e Serise A italiane. Interi vazhdon galopimin e tij dhe ka thelluar distancen me Romen ndjekese. Zikalterit kane shkaterruar ne "San Siro" Torinon, duke mos u dukur thuajse asnjehere ne veshtiresi, pervec disa luhatjeve ne fillim te takimit. Zhgenjen Roma, qe nuk shkon me larg se nje barazim 1-1 ne fushen e Livornos. Dy gola te shpejte, ende pa u mbyllur 10 minutat e para te takimit, kane vulosur gjithcka, ndonese u krijua iluzioni i nje sfide, qe do te perfundonte me rezultat tenistik. Juventusi konfirmon fuqine e trete te kampionatit. Bardhezinjte kane vuajtur 87 minuta perballe Atalantes, deri kur Pavel Nedved nxjerr nga repertori i tij nje silur nga jashte zone. Kopola nuk mund te beje asgje dhe torinezet i gezohen afrimit me Romen e vendit te dyte. Udineze eshte vendi i katert momentalisht. Friulianet kane fituar ndaj Sampit dhe kane pare te deshtoje nje dite me pare Fiorentinen ne Palermo, duke marre vendin e katert.
Seria A, Java XV
Rezultatet
Lazio-Katania 2-0
Shenues: Roki 8', Pandev 90'
Palermo-Fiorentina 2-0
Shenues: Mikoli 17', Simplicio 82'
Empoli-Kajliari 4-1
Shenues: Poci 2', 10', 50', 65'\, Konti 78'
Xhenoa-Siena 1-3
Shenues: Figueroa 90'\ Frik 11', 24', Loria 20'
Inter-Torino 4-0
Shenues: Ibrahimovic 38' (pen), Kruz 51', Jimenez 53', Kordoba 78'
Juventus-Atalanta 1-0
Shenues: Nedved 87'
Livorno-Roma 1-1
Shenues: Tristan 7',\ De Rosi 5'
Udineze-Sampdoria 3-2
Shenues: Di Natale 24', Kuajliarela 73', 90'\ Beluci 32' (pen), Maxho 40'
Rexhina-Milan (shtyre)
Renditja
1 Inter 37
2 Roma 32
3 Juventus 29
4 Udineze 28
5 Fiorentina 24
6 Atalanta 21
7 Palermo 21
8 Sampdoria 20
9 Milan 18
10 Napoli 18
11 Katania 18
12 Lacio 17
13 Torino 15
14 Parma 15
15 Xhenoa 15
16 Livorno 14
17 Siena 13
18 Empoli 13
19 Rexhina 10
20 Kajliari 10