E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhurata e "Demave te Kuq", vendi i pare

Jeton Selimi
"Shpresojme qe Viti i Ri te na gjeje ne krye", pat thene perpara nisjes per ne Shkoder trajneri i Partizanit, Hasan Lika. "Duhet te marrim maksimumin e mundshem dhe kundershtaret te gabojne. Ndaj Vllaznise kemi per mision ruajtjen e kreut", shtoi me pas njeshi i stolit te kuq. Edhe pse gjerat nuk jane rrotulluar ashtu sic duhet per Liken, pasi barazimi ne "Loro Borici" i ka kushtuar vendin e pare Partizanit te tij, tre ndeshjet e radhes deri perpara nderprerjes se fundvitit, mund t'i sjellin kreun serish kryeqytetasve.
Pas barazimit ne Shkoder, ka qene Partizani ai qe eshte kenaqur me shume. Dy shtyllat e kuqebluve apo edhe nje gol i anuluar, si dhe nje pretendim per penallti nga ana e Vllaznise, perbejne nje liste te gjate, qe mund te kishte ndryshuar teresisht fatet e ndeshjes. Megjithate, nje pike ndaj nje skuadre, qe po ecte me ritme galoponte, nuk eshte keq. Kete e di me mire Hasan Lika, qe pa ndeshjes u shpreh se, "nuk me pelqeu loja ne fillim dhe shkodranet i vendosen ne veshtiresi. Me pas goli solli ndryshimin dhe ndeshja mund te ishte fituar nga te dy skuadrat, pasi patem disa raste, por barazimi eshte rezultati me i drejte, keshtu qe jam i kenaqur me barazimin."
Lufta me Dinamon parashikohet e forte dhe kalendari ka nje ndryshim dhe ky ndryshim i madh mban emrin e Flamurtarit. Dinamo do te luaje jashte perballjen me kuqezinjte, ndersa Partizani do te jete prites. Per Liken, te gjitha sfidat jane per t'u fituar dhe nuk duhet pare puna e te tjereve, por ne kete rast, nje frenim i Dinamos dhe 9 piket e plota perbejne dhuraten e Partizanit per tifozet e saj me rastin e Vitit te Ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›