E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Fitorja e flamurit kuqezi”, Begaj: Ekipi ynë solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!

Fitorja e Shqipërisë në Leskovac mbrëmjen e sotme përballë Serbisë ishte një fitore historike, ku kuqezinjtë dolën me tre pikë në një ndeshje tejet të vështirë.

Rei Manaj shënoi në minutën e fundit të shtesës së parë duke i dhënë një fitore madhështore kuqezinjve.

Ndërkohë i menjëherëshëm ka qenë dhe urimi i Presidentit Bajram Begaj, i cili pas ndeshjen thekson se kjo fitore solli gëzim dhe krenari për gjithë shqiptarinë.


Postimi i Begajt:

Shqipëri – Serbi 1 : 0

Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!  ♥️????

Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›