E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trajneri i Serbisë: E dimë rëndësinë e ndeshjes kundër Shqipërisë, presim të fitojmë

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Serbia do të presë Shqipërinë në Leskovac të shtunën në orën 20:45 në një ndeshje ndoshta vendimtare për kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, tha sot në konferencën për shtyp para ndeshjes se ai dhe lojtarët e tij e dinë rëndësinë e ndeshjes kundër Shqipërisë dhe se pret fitore në këtë ndeshje, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ndërsa kapiteni i ekipit serb të futbollit, Aleksandar Mitrović, tha para ndeshjes kundër Shqipërisë në Leskovac se Serbia ka të gjitha shanset për rezultat pozitiv dhe se shpreson që kjo seri të vazhdojë edhe nesër.

Mitrovic luftoi me një dëmtim për një kohë të gjatë, por më në fund është plotësisht në formë.

“Ndihem mirë pas atij dëmtimi që më shqetësoi, kam luajtur pesë, gjashtë ndeshje që atëherë, u riktheva në ritëm, erdhën golat dhe asistet dhe një lojë e mirë. Jam rikthyer, ndihem mirë, shpresoj të vazhdoj formën time nesër nëse më jepet mundësia të luaj. Shpresoj të jem në fushë dhe të ndihmoj ekipin”, tha kapiteni i Serbisë, i cili shënoi tre gola dhe regjistroi dy asiste për Al Rayan të Katarit muajin e kaluar.

Shqipëria është e dyta në renditjen e Grupit K me tetë pikë, nga pesë ndeshje të luajtura, ndërsa  Serbia është e treta me shtatë nga katër ndeshje.

Anglia është liderja e padiskutueshme e grupit me një maksimum prej 15 pikësh nga pesë ndeshje.

1 nga 2

/gj.m/j.p//a.i/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›