E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fitorja ndaj Serbisë, Duka: Ëndrra për Botëror vazhdon

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndau sot në rrjetet sociale emocionet e fitores 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë falë golit të Rey Manaj.

Duka u shpreh se ishte një fitore e merituar.

“Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari”, theksoi Duka.

“Kjo nuk është thjesht një ndeshje – është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet”, nënvizoi ai.

“Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë. Ëndrra për Botëror vazhdon…”, u shpreh më tej Duka.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

1 nga 2

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›