E Martë, 3 Nëntor 2026

Fjalimi i Netanjahut, pesë protestues arrestohen brenda Kongresit

Pesë persona janë arrestuar brenda ndërtesës së Kapitolit, në përpjekje për të prishur fjalimin e kryeministrit Benjamin e Netanyahut në Kongresin Amerikan.

“Të gjithë janë larguar menjëherë dhe janë arrestuar. Të prishësh Kongresin dhe të demonstrosh në ndërtesat e Kongresit është kundër ligjit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë në dobi të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat anti-izraelite në Amerikë.

Netanjahu mbajti sot fjalën në Kongresin Amerikanë, ndërsa qindra demonstrues u mblodhën pranë Kapitolit në protestë kundër vizitës tij në SHBA./ SkyNews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›