E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët kërcënojnë shtëpitë, situatë problematike në Finiq, vijojnë zjarret edhe në Mirditë

Në fshatin Livinë të Finiqit situata vijon të mbetet problematike për shkak të zjarreve.

Vatra që kishte përfshirë fshatin Dhivër, ka kaluar në Livinë.

Banesat u rrezikuan, por situata u vendos shpejt nën kontroll, dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes kaloi rreziku për shtëpitë. Qytetarët dolën në qendër të fshatit, ndërsa nga ajri është hedhur ujë mbi zonën e banuar nga një helikopter dhe një avion.

Ndërkohë mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Po ashtu vijon puna për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›