E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi ne Kapshtice radhetperfundojne pas mesnates

KORCE-Fluksi i emigranteve ne piken doganore te Kapshtices ka perfunduar ne oret e mesnates se te dieles duke u gdhire e hena. Emigrantet qe lane udhetimin nje dite para fillimit te shkollave ne vendin fqinj u dynden dje ne pikat doganore duke krijuar radhe te gjata dhe pritje me ore te tera te cilat nuk favorizoheshin as nga moti i ftohte ngrica e temperaturat e uleta qe kane mberthyer keto dite Ballkanin.

Ne Kapshtice radhet kilometrike dhe pritjet mbi 4 ore kane perfunduar vetem pas mesnates se te dieles.

Dje ne mesdite radhet e makinave ne pritje per te hyre ne token greke kalonin 1 km dhe situata e renduar ka vazhduar deri ne oren 1900 te mbremjes. Me pas autoritetet shqiptare nderhyne tek ato greke per te shtuar numrin e sporteleve dhe pershpejtuar procedurat e kontrollimit te dokumenteve. Ne 24 oret e fundit Kapshticen e kane kaluar 8 mije emigrante ndersa sot ne mengjes situata paraqitet normale.

Ne po punojme me kapacitet te plote pala jone po punon me 9 sportele pala greke me kapacitetin e saj maksimal por fluksi eshte teper i madh. Eshte nje dyndje autobusesh . Vetem gjate paradites kane kaluar nga Kapshtica 27 autobuse. Kerkohet kohe per perpunimin e dokumenteve minimalja 2 minuta. Ne po punojme per te lehtesuar levizjen por dyndja eshte teper e madhe- sqaroi dje rreth ores 14.30 minuta drejtori Elezi i cili insiston disa here te thote se autoritetet kufitare si ato greke ashtu dhe shqiptare kane qene ne krye te detyres ne cdo moment.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›