E Diel, 1 Nëntor 2026

Foda zbulon çfarë u tha lojtarëve në pushimin mes dy pjesëve

PRISHTINË, 27 mars /ATSH/ Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Kosovës, Franco Foda ka folur pas fitores ndaj Sllovakisë, triumf ky me rezultatin 4-3, që i mundëson Kosovës të luajë kundër Turqisë më 31 mars në Prishtinë për të kërkuar biletën që dërgon në Botërorin e futbollit.

Ai tha se ka biseduar me maturi me lojtarët duke u kërkuar që të ruajnë qetësinë dhe të kërkojnë golin e barazimit.

Në fund, Kosova triumfoi me rezultat 4-3 në Bratislavë.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›