E Diel, 1 Nëntor 2026

​Triumfi ndaj Sllovakisë, Kurti: Botërori kurrë s’ka qenë më afër për Kosovën

PRISHTINË, 27 mars /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultatin 4-3, duke e cilësuar këtë sukses si një moment historik për futbollin kosovar.

Ai përgëzoi ekipin dhe tifozët për paraqitjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo ndeshje ka hapur një kapitull të ri për sportin në vend.

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë”, ka shkruar Kurti.

Në reagimin e tij, ai shtoi se suksesi është rezultat i besimit dhe dëshirës së madhe për fitore, duke nënvizuar se objektivi madhor tashmë është shumë pranë.

“Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, theksoi ai.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›