Forca e Posaçme Operacionale aksion në Fushë-Kuqe, kapen për llogari të SPAK 2 persona, sekuestrohen armë zjarri

Një operacion i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale, ka çuar në arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim për llogari të SPAK.
Gjatë operacionit të finalizuar në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Flutura Tota, mësohet se efektivët kanë lokalizuar dhe kapur dy persona në kërkim, konkretisht Elvin Merlika dhe Alket Xhixha, të cilët dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale.
Në kuadër të kontrolleve, policia ka sekuestruar edhe armë zjarri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të arrestuarit. Armët janë dërguar për ekspertizë, ndërsa materialet hetimore i janë referuar SPAK-ut për veprime të mëtejshme proceduriale.
/rtsh.al/