Forcat e Armatosura sensibilizim për rekrutime, të rinjtë njihen nga afër me strukturat për t’u bërë pjesë e ushtrisë

Në qendër të qytetit të Vau-Dejës u zhvillua një ditë e hapur për publikun, ku Forcat e Armatosura prezantuan nga afër strukturat dhe misionin e tyre.
Aktiviteti mblodhi nxënës të shkollave dhe qytetarë të shumtë, ndërsa e pranishme ishte edhe prefektja e Shkodrës, Holta Duda.
Në hapësirën e ekspozimit u prezantuan mjete dhe pajisje të përdorura nga Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, duke ofruar një pasqyrë të kapaciteteve të ushtrisë.
Përmes këtij aktiviteti, synohet rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e Forcave të Armatosura dhe afrimi i të rinjve me profesionin ushtarak, duke nxitur interesin dhe besimin ndaj institucioneve të sigurisë në vend.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/