E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcim i bashkëpunimit me EPO-n në fushën e pronësisë intelektuale

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Në kuadër të konferencës për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma u takua me zëvendëspresidentin për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare në Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), Christoph Ernst, ku u diskutua mbi fuqizimin e marrëdhënieve me synimin për të avancuar plane konkrete.

Bashkëpunimi shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit të pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe për përshpejtimin e integrimit të vendit në rrjetin evropian të inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave intelektuale.

Shqipëria synon të krijojë mundësi për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave intelektuale dhe zhvillimin e sektorëve të inovacionit dhe teknologjisë, duke kontribuar në forcimin e pozicionit të saj në tregun ndërkombëtar. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›