E Martë, 3 Nëntor 2026

KSHZ urdhëron mbylljen e zyrave elektorale dhe heqjen e materialeve propagandistike të disa partive

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot 13 raportet e shkeljeve të depozituara në KQZ nga monitoruesit në periudhën 23-34 prill.

KSHZ kërkoi mbylljen e zyrave zgjedhore të hapura dhe heqjen e materialeve propagandistike nga fasadat e banimeve, konkretisht të: Partisë Socialiste në bashkitë Korçë, Durrës, Elbasan, Kamëz, Krujë, Shijak; koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në bashkinë Lushnjë dhe Partisë Mundësia në bashkinë Lushnjë.

KSHZ vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj kryetarëve të bashkive Roskovec, Elbasan, Shkodër.

Në seancën e sotme, u vendos dhënia e autorizimit për ndryshimin e disa qendrave të votimit në bashkitë Durrës dhe Mirditë.

Me kërkesë të subjekteve zgjedhore u shty shqyrtimi i projektudhëzimit “Për përcaktimin e rregullave për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumentacionit për nxjerrjen e rezultateve për zgjedhjet për Kuvend”. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›