E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcim i luftës kundër pastrimit të parave, BE mbështetje Agjencisë së Inteligjencës Financiare

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Bashkimi Europian po mbështet Agjencinë Shqiptare të Inteligjencës Financiare në forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet simulimit të procesit të vlerësimit të Moneyval.

Programi GIZ, me fonde të Bashkimi Evropian dhe Qeverisë Gjermane, mbështetën organizimin e një ushtrimi simulues të fokusuar në mbikëqyrjen e profesioneve të lira dhe të disa bizneseve jofinanciare.

Institucionet kryesore mbikëqyrëse dhe licencuese, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Bordin e Mbikëqyrjes Publike, Autoritetin Mbikëqyrës të Lojërave të Fatit dhe Dhomën e Avokatisë Shqiptare, diskutuan mbi qasjet e bazuara në risk dhe ndërgjegjësimin e subjekteve nën mbikëqyrjen e tyre.

Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të sektorit privat, përfshirë noterë, agjentë imobiliarë, kazino, avokatë, auditorë ligjorë dhe kontabilistë të certifikuar, të cilët ndanë rolin e tyre si subjekte raportuese.

Ky ushtrim është një hap kritik në përgatitjen për raundin e 6-të të vlerësimit të Shqipërisë nga Komiteti i Moneyval dhe nxjerr në pah vlerën e bashkëpunimit midis institucioneve publike dhe sektorit privat.

Këto aktivitete u organizuan përmes Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›