Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, pas një rënieje të fortë që pësuan ditët e fundit, duket se këtë javë valutat kanë nisur me një rritje të ndjeshme në këmbim me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,54 lekë dhe këmbehet me 83,54 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 97,48 lekë, ose 0,06 lekë më shumë se ditën e premte.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,34 lekë dhe këmbehet me 112,06 lekë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 104,40 lekë, ose 0,19 lekë më shumë se në fundjavë.
Gjithësesi luhatjet në tregun e këmbimit valutor janë brenda pritshmërive të BSH-së.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Ndërkohë që luhatjet në tregun valutor reflektojnë edhe ecurinë në bursat ndërkombëtare.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar Amerikan | USD | 83.54 | +0.54 | |
| Euro | EUR | 97.48 | +0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 112.06 | +0.34 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.40 | +0.19 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 56.30 | +0.15 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.47 | +0.01 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 60.84 | +0.15 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.74 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.19 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.05 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 114.43 | +0.53 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 278680.25 | +830.61 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3186.69 | -37.10 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.65 | +0.07 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.64 | +0.06 | |
| Lira Turke | TRY | 2.06 | +0.01 | |
/r.e/