Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,15 lekë dhe këmbehet me 87,11 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 98,89 lekë, ose 0,14 lekë më shumë se në fundjavë.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,63 lekë dhe këmbehet me 116,27 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,07 lekë, ose 0,26 lekë më shumë se ditën e shtunë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollari amerikan | USD | 87.11 | +0.15 | |
| Euroja | EUR | 98.89 | +0.14 | |
| Poundi britanik | GBP | 116.27 | +0.63 | |
| Franga zvicerane | CHF | 105.07 | +0.26 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 60.72 | +0.07 | |
| Dollari australian | AUD | 55.72 | +0.24 | |
| Dollari kanadez | CAD | 62.81 | +0.20 | |
| Korona suedeze | SEK | 9.01 | +0.03 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.37 | +0.05 | |
| Korona daneze | DKK | 13.25 | +0.02 | |
| SDR | SDR | 118.03 | +0.09 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 285771.32 | -1,071.12 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2867.80 | -37.53 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.94 | +0.01 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.94 | +0.01 | |
| Lira turke | TRY | 2.27 | +0.01 | |
/r.e//a.f/