KQZ teston pajisjet elektronike të identifikimit

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi sot pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) të zgjedhësve, që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Problematikat e shënuara në zgjedhjet e shkuara me identifikimin e zgjedhësve ka bërë që KQZ të ndjekë një protokoll shtesë masash.
“Pas auditimit të zgjedhjeve të 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e pajisjeve”, tha nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku.
Pelinku njoftoi se 31 qendra votimi janë ende pa operator të pajisjes së PEI-t. “Në momentin që flasim janë 31 qendra votimi ende pa operator”, u shpreh ajo.
“Po punojmë të plotësojmë vakancat, sepse s’kemi patur aplikime, shpresojmë që në ditët në vijim t’i mbyllim”, tha ajo.
Paralelisht me pajisjet e identifikimit biometrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën testimin në terren të makinerive që do të përdoren për votimin dhe numërimin elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë dhe në bashkinë e Vorës.
/r.e/a.f/