Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 85,74 lekë, ose 0,11 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,14 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,07 lekëve.Paundi britanik këmbehet me 115,77 lekë, ose 0,04 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,14 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me 104,41 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 85.74 | -0.11 | |
| Euro | EUR | 98.07 | +0.14 | |
| Poundi Britanik | GBP | 115.77 | +0.04 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.41 | -0.14 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.15 | -0.17 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.87 | -0.03 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 62.67 | +0.02 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.93 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.48 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.16 | +0.03 | |
| SDR | SDR | 116.64 | -0.20 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 286213.40 | +457.38 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3113.58 | -26.90 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.93 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.93 | -0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 2.19 | 0.00 | |
/a.f/