E Martë, 3 Nëntor 2026

Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot shkollën “Mihal Grameno” në kryeqytet, ndërsa u shpreh se në shkollat tona po rriten kampionë dhe artistë të së ardhmes.

Ministrja Manastirliu vlerësoi nxënësit e kësaj shkolle, duke theksuar janë ata që na bëjnë krenarë me rezultatet e tyre në sport dhe me talentin e tyre të spikatur në muzikë dhe arte.

Ndërkohë, Manastirliu tha se mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) do të vazhdojë për zhvillimin e talenteve, që çdo nxënës të ketë mundësi të shprehë potencialin e tij, jo vetëm në shkollë por dhe në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Programet e sporteve në shkolla, por edhe “Art & Zeje” synojnë angazhimin e të rinjve në aktivitete sociale, kreative dhe sportive jashtë orarit mësimor, duke pasuruar përvojat e tyre edukative.

1 nga 22

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›