Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 87,60 lekë, ose 0,87 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,27 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,56 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 116,97 lekë, ose 0,04 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,06 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me me 105,15 lekë.
Ekspertët e ekonomisë shprehen se, fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e brendshëm valutor.
Sipas tyre, ndryshimet do të ndihen në javët në vijim, me hapjen e sezonit turistik, ku pritet të nis fluksi i turistëve të huaj dhe shtimi i ofertës së valutës në treg, që do të thotë pozita më të forta për lekun.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 87.60 | -0.87 | |
| Euro | EUR | 98.56 | +0.27 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.97 | +0.04 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.15 | -0.06 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.05 | +0.23 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.88 | +0.21 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 63.01 | -0.24 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.08 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.52 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.21 | +0.03 | |
| SDR | SDR | 117.70 | -1.02 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 283025.96 | -4,720.95 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2872.47 | -47.21 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.16 | -0.13 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.17 | -0.12 | |
| Lira Turke | TRY | 2.26 | -0.02 | |
/a.f/