ANKARA – Mbi 100 të vdekur nga pirja e alkoolit të falsifikuar

ANKARA, 14 maj /ATSH-DPA/- Më shumë se 100 persona kanë vdekur në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë tre muajve të fundit, pasi kanë pirë alkool të falsifikuar.
“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një hetim mbi prodhimin dhe shitjen e alkoolit”, raportoi sot agjencia turke e lajmeve DHA.
Raporti tha se 109 persona kishin vdekur dhe 29 prej tyre ende po trajtoheshin në kujdesin intensiv.
Hetuesit kanë arrestuar 44 të dyshuar deri më tani. Alkooli i prodhuar ilegalisht është një problem i përsëritur në Turqi, ku pijet alkoolike janë relativisht të shtrenjta për shkak të taksave të larta. //a.i/