Euroja e qëndrueshme, dollari forcon pozitat në këmbim me lekun

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim të muajit tetor, euroja shënoi pozita të qëndrueshme, ndërsa dollari amerikan, forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 96,82 lekë, në të njëjtin nivel që ishte ditën e martë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u këmbye me 82,46 lekë ose 0,05 lekë më shumë se më 30 shtator.
Në këmbim me frangën zvicerane leku është zhvlerësuar me 0,21 lekë dhe këmbehet me 103,62 lekë, ndërsa paundi britanik u forcua me 0,30 lekë dhe këmbehet me 111,06 lekë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar amerikan | USD | 82.46 | +0.05 | |
| Euro | EUR | 96.82 | 0.00 | |
| Poundi Britanik | GBP | 111.06 | +0.30 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.62 | +0.21 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 56.06 | +0.34 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.51 | +0.06 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.22 | -0.01 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.77 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.29 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.97 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 113.05 | +0.19 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 320301.34 | +6,980.17 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3890.72 | +99.04 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.58 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.57 | +0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 1.98 | 0.00 | |
/r.e/