E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fshehu mjetin e atentatorëve, arrestohet 46-vjeçari në Berat, gjendet edhe arma e zjarrit

Policia e Beratit ka arrestuar 46-vjeçarin që fshehu automjetin e dy vëllezërve, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj dy shokëve Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, më 2 janar.

Policia gjithashtu  ka gjetur dhe sekuestruar makinën nga e cila qëlluan me armë zjarri dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku. Makina tip “Ford” që e kishte fshehur 46-vjeçari i arrestuar u gjet në Durrës.

Gjithashtu, në banesat e 2 vëllezërve, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë.

Sipas burimeve, mësohet se konflikti mes dy palëve ka nisur në shtetin grek për prishje pazaresh droge.

Policia pas identifikimit të autorëve është duke punuar për kapjen e tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›