E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshese ne bashki pushohen 25 inspektore tatimore

TIRANE- Bashkia e Tiranes vazhdon spastrimet e administrates qe ka punuar me ish-kreun e bashkise Edi Rama. Dje kane qene 25 inspektore tatimore te cilet punojne prej vitesh ne drejtorine e Taksave Vendore qe kane mesuar se jane pushuar nga puna.

Ata kane deklaruar se letrat qe kane marre ne dore kane si motivacion te largimit te tyre nga detyra mungese performance. Inspektoret tatimore te larguar nga detyra jane irrituar me kete veprim te drejtorit te Taksave Vendore Arben Kau. Kjo pasi sipas tyre drejtori aktual ashtu si dhe ne rastin e inspektoreve qe u larguan nga detyra ne shtator edhe me pjesen e mbetur te tyre veproi ne menyre anti-ligjore duke mos zbatuar as rregullat me elementare qe parashikon ligji ate te njoftimit disa kohe me perpara per largimin nga puna.

Ne fakt pushimet nga detyra ne bashkine e Tiranes kane filluar qe ne muajin korrik kur ne krye te kesaj bashkie erdhi Lulzim Basha. Fillimisht ai premtoi se nuk do te prekte administraten e bashkise por ne te vertete ka ndodhur e kunderta. Fshesa ka rene kudo ne inspektore tatimore dhe punonjes te thjeshte te administrates.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›