E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhin kabllin elektrik perskrap Stadiumi pa drita

Te tjera rreth shkrimit FOTO TIRANE- Dy adoleshente jane arrestuar pasi kane vjedhur kabllin elektrik te dekorit te stadiumit te qytetit te Gjirokastres duke nxjerre jashte funksioni rrjetin elektrik te dekorit. Arrestimi i tyre eshte bere ne oret e para te mengjesit te sotem ne lagjen 18 shtatori.

Ka qene ora 03 30 minuta kur adoleshentet me inixialet E.XH dhe TH. C 17 vjecare jane pare teksa po prenin kabllot elektrike perreth stadiumit Subi Bakiri. Gjysem ore me vone rreth ores 0400 ata jane kapur ne flagrance ne hyrje te stadiumit teksa mbanin nje thes plasmasi te mbushur me kabllo elektrike.

Burime nga policia bejne te ditur se sasia e kabllit te vjedhur eshte rreth 60 metra dhe kablli do te shitej per skrap.
Dy adoleshentet lindur dhe banues ne Gjirokaster jane ne hetim per vepren penale te Vjedhjes kryer ne bashkepunim veper kjo e parashikuar nga neni 1342 e 25 te Kodit Penal. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale kabllot elektrike te dekorit te stadiumit te futbollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›