E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshihej në Tepelenë! Arrestohet 44-vjeçari i kërkuar në Kosovë për kultivim droge, pritet ekstradimi

Fshihej në Tepelenë! Arrestohet 44-vjeçari i kërkuar në Kosovë për kultivim droge, pritet ekstradimi

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Tepelenë, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Operacioni i koduar “Operacionalja 70” u finalizua me ndalimin e shtetasit Nelson Shehu (N. Sh.), 44 v jeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Gjakovës kishte caktuar që në shkurt të vitit 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas Policisë së Shtetit, Shehu ishte në kërkim pasi akuzohej se kishte marrë pjesë në kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e Kosovës dhe më pas ishte fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë.

“Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Kosovë,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Autoritetet shqiptare theksojnë se vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të vendeve fqinje, me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›