E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjava nis me diell, mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare në mesditë deri pasdite në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje. Vranësirat në zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdeatre dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.

Ndërsa valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jenë i forcës 2-4 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›