E Diel, 1 Nëntor 2026

Furnizonte shpërndarësit e kokainës në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë për ta shpërndarë më pas në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga u vu shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›