E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbytja e jahtit në brigjet e Sicilisë, gjenden trupat e dy të zhdukurve, ende në kërkim të 4 të tjerëve

Ekipet italiane të shpëtimit kanë mundur të gjejnë dy trupat e pajetë të brenda jahtit luksoz “Bayesian” që u mbyt në brigjet e Sicilisë.

Trupat nuk janë identifikuar ende, por janë gjetur brenda jahtit të fundosur. Anija u mbyt në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë Palermos pas një stuhie të fortë.

Më herët u gjet trupi i pajetë i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 4 trupave të tjerë.

Në jahtin “Bayesian” ishin 22 persona në bord, por 7 prej tyre nuk mund të mbijetonin. Të zhdukur nga mbytja ishin sipërmarrësi i teknologjisë Mike Lynch , vajza e tij 18-vjeçare, Hannah Lynch , kryetarja joekzekutive e Morgan Stanley International Jonathan Bloomer , gruaja e tij, Judy Bloomer , Chris Morvillo , një avokat në Clifford Chance që përfaqësonte Lynch dhe gruaja e tij Neda Morvillo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›