E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fushë-Arrëz/ Dy persona të armatosur fshihen brenda një shtëpie të pabanuar, Policia dhe RENEA rrethojnë zonën

Forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me policinë lokale, kanë rrethuar një banesë të pabanuar në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dyshohet se janë strehuar 2 persona të armatosur.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH24, operacioni është ende në zhvillim pasi personat e dyshuar konsiderohen të rrezikshëm. Perimetri i zonës është siguruar për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ashtu siç raportohet nga korrespodentët e RTSH-së, aksioni po zhvillohet në zonën e fshatit Kryezi, ku dy persona kërkohen nga policia.

Ata mësohet se janë të armatosur, njëri prej tyre është lokalizuar, tjetri po kërkohet sepse zona ka banesa të pabanuara.

Përveç RENEA-s, në vendngjarje ndodhet edhe Antiterrori i DVP Shkodër.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i dy personave të armatosur.

Lajmi në përditësim…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›