GAZA – Luftë mes Hamasit dhe një familjeje, të paktën 27 viktima

GAZA, 13 tetor /ATSH/ – Të paktën 27 persona mbetën të vranë në përleshjet e dhunshme midis forcave të sigurisë së Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush në Qytetin e Gazës, në një nga përleshjet më të dhunshme të brendshme që nga përfundimi i operacioneve izraelite, shkruan BBC.
Persona të armatosur të maskuar të Hamasit qëlluan mbi luftëtarët e klanit pranë spitalit të qytetit, sipas dëshmitarëve.
Një zyrtar i lartë nga ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi tha se forcat e sigurisë i rrethuan ata dhe u angazhuan në luftime të ashpra për t’i arrestuar.
Burime mjekësore raportuan se 19 anëtarë të klanit Dughmush dhe tetë luftëtarë të Hamasit janë vrarë që nga fillimi i përleshjeve të shtunën.
Dëshmitarë okularë raportuan se përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Hawa në qytetin jugor të Gazës pasi një forcë e Hamasit prej më shumë se 300 luftëtarësh u zhvendos për të sulmuar një bllok banimi ku ishin vendosur ushtarë të armatosur të Dughmush.
Banorët përshkruan skena paniku ndërsa dhjetëra familje ikën nga shtëpitë e tyre nën zjarrin e armikut, shumë prej të cilëve ishin zhvendosur disa herë gjatë luftës.
“Këtë herë, njerëzit nuk po i iknin prej sulmeve izraelite por nga një konflikt mes tyre’’, theksuan banorët.
Familja Dughmush, një nga klanet më të shquara të Gazës, ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të tensionuar me Hamasin, dhe anëtarët e saj të armatosur janë përleshur me grupin në disa raste në të kaluarën. /os/