E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Hamasi liron shtatë pengje si pjesë e armëpushimit

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH/ – Sipas mediave izraelite shtatë pengje të rrëmbyer para dy viteve iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot në mëngjes, shkruan AP.

Në total, 20 pengje të gjallë pritet të lirohen gjatë ditës së sotme, përfshirë Alon Ohel, Rom Braslavski dhe binjakët Ziv dhe Gali Berman, të cilët kanë nënshtetësi izraelite dhe gjermane.

Sipas raporteve të medias, tre nga katër gjermano-izraelitët u liruan në dorëzimin e parë të ditës.

Pengjet do të transferohen në bazën ushtarake izraelite të Re’im për kontrolle mjekësore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në rajon së bashku me udhëheqës të tjerë për të diskutuar marrëveshjen e propozuar nga SHBA-ja dhe planet e pasluftës.

Një rritje e madhe e ndihmës humanitare pritet në Gaza ku qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.

Edhe pse akoma mbeten shumë pyetje  rreth të ardhmes së Hamasit dhe Gazës, shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve shënoi një hap kyç drejt përfundimit të luftës më vdekjeprurëse ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant. /f.k/ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›