E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – Sulmi izraelit vret 9 fëmijët e një mjekeje

GAZA, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Alaa al-Najjar është mjeke në Spitalin Nasser në Khan Jounis, në Rripin jugor të Gazës.

Ajo ishte në detyrë të premten dhe nuk u habit kur pa ambulancat duke shkarkuar trupat e fëmijëve të vrarë nga një sulm izraelit.

Për të, tani është bërë rutinë. Por kur pa se kush ishin ata fëmijë, doktoresha 38-vjeçare u zhyt në një makth. Ata ishin tetë nga 10 fëmijët e saj.

Më i vogli ishte 3 vjeç, më i madhi 12 vjeç. Me ta, i plagosur rëndë, ishte edhe bashkëshorti i saj, Hamdiu, gjithashtu mjek, babai i të vegjëlve.

Dy prej tyre, të moshës 7 muajsh dhe 2 vjeç, rezultojnë të zhdukur. Ata mbetën nën rrënojat e shtëpisë së tyre, të goditur nga një raketë izraelite.

Nga tetë të tjerë të shtruar në spital, vetëm njëri, 11 vjeç, mbijetoi. Mjekët u përpoqën me dëshpërim t’i shpëtonin të tjerët, por nuk ia arritën. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›