GAZA – Tre të vrarë nga sulmet izraelite edhe pas armëpushimit

GAZA, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka vrarë sot tre palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit aktual, sipas njoftimeve palestineze.
”Tre persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron ndaj një grupi civilësh perëndim të Beit Lahia”, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime mjekësore.
Ushtria izraelite tha se në dy incidente të ndara, “disa terroristë” kaluan linjën e verdhë pas të cilës trupat izraelite u tërhoqën si pjesë e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.
”Duke u konsideruar si një kërcënim i menjëhershëm, trupat hapën zjarr dhe eliminuan tre nga terroristët”, njoftoi ushtria izraelite në Telegram.
Informacioni i dhënë nga të dyja palët nuk mund të verifikohej menjëherë në mënyrë të pavarur.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në Rripin e Gazës ka pasur incidente të izoluar me pasoja fatale, ndërsa operacionet për të eliminuar çdo kërcënim të menjëhershëm po vazhdojnë, sipas ushtrisë./ /Ad.Ab./