E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZË – Disa të vdekur pas sulmit izraelit ndaj një kishe

TEL AVIV/ GAZË, 17 korrik /ATSH-DPA/- Media palestineze raportoi sot se një kishë ishte goditur gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

“Dy gra u vranë dhe shtatë persona u plagosën”, shkroi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Disa media raportuan se bëhej fjalë për Kishën e Familjes së Shenjtë në qendër të qytetit të Gazës.

Sipas WAFA-s, personat e zhvendosur po strehoheshin në kishën katolike. Ushtria izraelite tha se do të hetonte raportet.

Rreth 1 000 të krishterë jetojnë në Rripin e Gazës, i cili ka një popullsi totale prej më shumë se 2 milionë banorësh.

WAFA raportoi sulme të mëtejshme izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi, disa prej të cilave përfshinin viktima.

Asnjë nga raportet nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›