E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZË – Të paktën 20 të vrarë në pikat e shpërndarjes së ndihmës

TEL AVIV, 13 gusht /ATSH-DPA/- Të paktën 20 palestinezë te vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmi izraelit ndërsa prisnin për ndihma në Rripin e Gazës, raportoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Incidenti ndodhi në jug të Gazës, në pjesën qendrore të territorit të goditur rëndë nga luftimet. Ushtria izraelite tha se po heton raportin.

Raportet për incidente vdekjeprurëse pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave të drejtuara nga “Gaza Humanitarian Foundation” (GHF) janë përsëritur disa herë.

Fondacioni privat, i cili merr mbështetje nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi operacionet në territorin bregdetar të izoluar në maj, pas një ndalese gati tre mujore të dërgesave humanitare nga Izraeli. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›