E Hënë, 2 Nëntor 2026

MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se, ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

Ministria e Mbrojtjes vuri në dukje se efektivët janë të mbështetur nga ajri dhe kanë bashkëpunimin me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

MM bëri të ditur se forcave zjarrfikëse u ka ardhur në ndihmë edhe një avion Canadair italian në kuadër të Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›